Aktualisht i gjithë klubi Teuta është pushim për shkak të pandemisë koronavirus që ka paralizuar jetën. Një pjesë e mirë e futbollistëve janë stërvitur në shtëpi për të mos humbur formën.
Por ka edhe nga ata si kapiteni Renato Arapi, dhe mesfushorët Arbër Çyrbja dhe Fabjan Beqja, që kanë guxuar më tepër duke u stërvitur në fushën e stadiumit “Niko Dovana”, madje kanë praktikuar edhe biçikletën.
“Natyrisht si shumica e njerëzve edhe unë pranë familjes. Jam munduar të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e mi, duke improvizuar edhe lojëra me to në kushte shtëpie. Duke qenë në shumicën e kohës i mbyllur, kam qejf të shikojë edhe filma apo emisione televizive, duke mos lënë pas dore leximin e ndonjë libri”, tha Arapi për “P.S”.
Xhirot me biçikleta – “Ideja ishte e shokut tim, por njëkohësisht zv.trajnerit të ekipit, Bledar Hodo. Në fakt, unë me Bledarin gjithmonë dalim me biçikleta edhe kur nuk kemi qenë në gjendje karantine”.
Me daljet në ambiente publike, duket se i keni thyer disi rregullat… – “Në mënyrë absolute nuk i kemi thyer rregullat, sepse edhe kur kemi dalë me biçikleta, kemi respektuar orarin. Por, edhe kur kemi qenë në stadium për stërvitje individuale, gjithashtu me kohë të reduktuar. Këtë gjë shpresoj që të gjithë shqiptarët ta respektojnë maksimalisht. /KF TEUTA/
Leave us a reply