No image

Teuta i rikthehet përgatitjeve në fushën e blertë. Pandemia COVID-19 ka paralizuar jetën në çdo cep të botës, por stafi teknik gjeti një mënyrë për të stërvitur lojtarët që jetojnë në Durrës, gjithmonë duke respektuar rregullut e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”, Renato Arapi, Arbër Çyrbja, Fabajn Beqja, Sherif Kallaku, Lorenco Vila dhe Dejvid Kapllani u stërvitën nën drejtimin e përgatitësit atletik, Eduard Salillari.

Për të respektuar rregullut, futbollistët u ndan në dy grupe me tre lojtarë, në dy orare të ndryshme (9:30 dhe 11:00), duke punuar në distancë.  Fillimisht në fushë zbritën kapiteni Arapi, Çyrbja dhe Beqja, ndërsa Kallaku, Vila dhe Kapllani ishin grupi i dytë.

Futbollistët që ishin të pranishëm në këtë seancë stërvitore punuan për rreth një orë, kryesisht me ushtrime fizike dhe aerobike. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe trajneri Edi Martini, i cili pas një shkëputje prej afro dy javësh ka mbërritur në Durrës.

Ideja e stafi teknik është që lojtarët që ndodhen në Durrës, të përgatiten me grupin për të mos humbur formën, por duke respektuar rregullat. /KF TEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply