No image

Trajneri i Teutës, Edi Martini, e shikon me shqetësim qëndrimin e futbollistëve pa stërvitje intesive. Në një intervistë për “Fan Zone”, tekniku shkodran foli për vështirësit, që hasin lojtarët në këtë periudhë, ndërsa zbuloj se ai i ka dërguar çdo futbollisti një program individual për të mos humbur formën.

Qëndrimi në shtëpi – “E vështirë të qëndroj në shtëpi, por mundohem ta mbaj veten me të mira. Luaj basketboll ose ping-pong në shtëpi. Objektivi i Teutës është Europa dhe shpresoj t’ia dalim deri në fund”.

Karriera si futbollist – “Ëndrrat që kisha te Vllaznia kur isha i vogël, po më realizoheshin që në fillim dhe kjo ndoshta ndikoi keq. Deri në 97 isha pjesë e Vllaznisë, pastaj më kërkoi Frankfurti. Kalova aty, por gjithçka është çështje fati. Nga Shqipëria shkova 3-4 muaj pa stërvitje, deri sa e kapa formën, pastaj u dëmtova, futbolli është i lidhur me fatin dhe nuk ke çfarë bën”.

Stërvitja në këtë moment – “Çunat stërviten dy nga dy, siç ndodh në shumë vende të Europës. Është një metodë që po përdoret shumë. Nëpërmjet internetit unë i shikoj se çfarë ndodh. Dje unë shkova dhe i pashë nga afër. Jemi në një situatë të vështirë ku nuk e dimë se kur do të nisë kampionati. Kryesorja është që çunat të mos humbin kondicionin fizik, pasi për taktikat do të punojmë më vonë”.

Përfundimi i Superiores – “Jemi me objektiva dhe nuk do të më vinte mirë nëse kampionati do të mbyllej tani. Jemi në këtë pozitë për shkak të gabimeve tona. Mendoj se duhet të ishim në vendin e dytë dhe mendoj se në fund do arrijmë aty ku meritojmë. Më tepër këtë moment e vuajnë portierët dhe sulmuesit. Objektivi im është që të dal kampion edhe si trajner”. /KF TEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply