No image

Teuta ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e javës së 24 ndaj Kastriotit, që do të zvhillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësave të tij, ekipi ka zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit.

Martini nuk do të ketë disa futbollist të rëndësishëm të formacionit për ndeshjen me Kastriotin.

Kapiteni Renato Arapi, Blagoja Todorovski dhe Albano Aleksi, kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe duhet të shlyejnë pezullimin.

May be an image of 1 person and standing

Gjithashtu do të mungojnë edhe Ildi Gruda dhe Silvio Zogaj, të cilët kanë pësuar dëmtim dhe vazhdojnë të qëndrojnë jashtë fushave të blerta.

Pavarësisht mungesave objektiv mbetet vetëm fitorja për të kapur kreun. Martini është optimist se futbollistët e tjerë që do të zëvendësojnë titullarët janë të gatshëm dhe në formë për të dhënë kontributin e tyre. /kfteuta/

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply