No image
Teuta nuk arriti të shkoj më tepër se një barazim 0-0 në stadiumin “Niko Dovana” përballë Kastriotit, në takimin e vlefshëm për javën e 24 të Kategorisë Superiore. Me pikën e marrë “Djemtë e Detit”, zbresin në vendin e tretë me 42 pikë të grumbulluara (aq sa Partizani i dyti, por ka golavarazh më të mirë), 2 më pak se Laçi kryesues. Trajneri Edi Martini kishte 5 mungesa për këtë ndeshje, tre prej tyre futbollist të formacionit. Kryesisht loja foli për bregdetarët, që qarkulluan topin dhe provuar nëpërmjet zbrijteve të shpejta në sulm, por iu mungoi efikasiteti në momentin final. No description available. Kastrioti mendoi vetëm për mbrojtjen, duke tentuar nëpërmjet kundërsulmit me Bardhin, që ishte një kërcënim serioz në krahun e majtë. Por edhe Da Silva, ishin i rrezikshëm sa herë kishte topin në zotërim. Rastet e rrezikshme në këtë ndeshje ishin me pikatore. Në pjesën e parë tentativat e E.Vilës dhe Bregut ishin shumë pak për të zhbllokuar lojën. Në  fraksionin e dytë, Bregu dhe më pas Kapllani, provuan për vendasit. Krutanët rrezikuan me brazilianin Da Silva dhe më pas me Dacin, i cili u ndal nga Frashëri. /kfteuta/ TEUTA 0-0 KASTRIOTI Teuta: Frashëri, Xhekson, Kuros, Hoxha, F. Beqja, Avdyli, Karabeci, E. Vila, Bregu, Plaku, L. Vila Trajner: Edi Martini Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Nuriu, , Bardhi, Moraesh, Shkalla, Rami, Mehmeti, Rezi, De Silva Trajner: Ramazan Ndreu  

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply