No image
Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, u shfaq i ekzaltuar për barazimin që arriti në Durrës përballë Teutës. Ai deklaroi në “Gol pas Goli”, se mbrojtja e fortë ishte çelësi i suksesit. TË KËNAQUR ME BARAZIMIN –“Është e vështirë kur skuadra është e ndërtuar rishtas, me lojtarë që duan kohë të përshtaten. Duke mos e njohur mirë njëri-tjetrin disa lojtarë kanë luatje të forta. Çela dhe Bardhi janë stabël që i bëjnë ndeshjet njësoj. Këta të rinjtë nuk e kuptojnë që loja e futbollit është të marrësh rezultatet. Kjo na jep ato lëvizjet, lartë e poshtë. Po të ishim më të kujdesshëm në pjesën e parë, mund ta kishim kaluar lojën në favorin tonë”. BOJOM– “Ai nuk është në gjendjen e vetë më të mirë, por duke e ditur që Teuta do të hidhej në sulm me topa të gjatë në pjesën e dytë vendosa të aktivizoja Bojom, pasi ai është lojtar i fortë në ajër, e shtyva Shkallën pak më para. Të gjitha ndërrimet, i dhanë impulsin lojës, në fazën e mbrojtjes ishim perfekt”. OBJEKTIVAT – “Qëllimin jonë këtë sezon është të qëndrojmë në Superiore dhe të shesim 2-3 lojtarë që kemi në treg. Nëse realizojmë këto objektiva jemi shumë mirë”. GARA PËR VENDI E PARË – “Vetë klasifikimi e tregon. Laçi për mua është skuadra më e mirë, ka lojtarë me shumë nivel, po ashtu edhe Partizani. Mos harrojmë edhe Tiranën me Kukësin. Në futboll duhen pikët. Partizani dhe Laçi janë shumë afër kreut, dhe Teuta nuk duket më mbrapa, po ato të dyja janë më të mira”. /kfteuta/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply