Teuta la dy pikë me vlera në “Niko Dovana”, përballë Kastriotit duke u ndaluar në barazim 0-0. Trajneri Edi Martini u shfaq i zhgënjyer pas ndeshjes në “Gol Pas Goli” për këtë rezultat, ndërsa vuri në dukje se futbollistët e kishin nënvlerësuar kundërshtarin.
PARAQITJA E EKIPIT – “Pjesa e parë ishte e dobët, ishim agresiv edhe pse nuk shkuam tek goli. Ne e dinim që Kastrioti ishte i fortë dhe nuk e interpretuam siç duhet. Ishte ndeshje që nuk ishte në ritmin e duhur, kishim tërheqje nga krahu i djathtë, loja nga krahët që ne e bëjmë më së miri nuk shkoi ashtu si duhet. Këto janë ndeshje që duhen marrë, lamë dy pikë tepër të rëndësishme”.
TITULLI KAMPION – “Kampionati është i gjatë, Bregu është një lojtar që sigurisht nuk do t’i zgjidh të gjitha ndeshjet, ne nuk ishim agresiv dhe barazuam këtë sfidë. Teorikisht luhet sezoni për këtë javë, sepse luhet Kupa dhe kampionati. Në lojë janë shumë pikë, por kishim një lloj nënvlerësimi sot nga ana jonë dhe ishte e pafalshme”.
DËSHTIMI PËR TË MARRË KREUN – “Në momentin që shoh që skuadra nuk më ndjek ndryshoj strategji. Nuk e shoh që jam unë shkaktari, ne punojmë si grup, kësaj pyetje i përgjigjen lojtarët. Kemi patur tre herë mundësinë që të marrim vendin e parë, por nuk kemi mundur. Pengesa psikologjike është e madhe, skuadra duhet të mësojë sepse është edhe grup i ri”. /kfteuta/
Leave us a reply