No image

Të hënën në mëngjes Teuta është rikthyer në fushën e blertë për të nisur përgatitjet për ndeshjen me Kukësin, e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Pas barazimit me Kastriotin të shtunën, trajneri Edi Martini vendosi që grupi të qëndronte pushim të dielën për t’u relaksuar nga një kalendar i ngjeshur, por edhe për të qartësuar idetë pas dy rezultatesh zhgënjyese në kampionat (1-1 ndaj Bylisit dhe 0-0 me Kastriotin).

I gjithë grupi do të jetë i plotë për ndeshjen me Kukësin, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja për të kaluar në gjysmëfinale të kompeticionit. Me formatin e ri të diktuar nga pandemia dhe bojkoti në fillim të sezonit, do të ketë vetëm një ndeshje për të përcaktuar ekipn që do të avancoj më tej.

Përpara fillimit të ndeshjes Martini u foli futbollistëve për rëndësinë e këtij takimi, ndërsa kërkoj nga ata që të japin maksimumin në fushë duke sjellë në kujtesë se pefrormanca si ato me Bylisin dhe Kastriotin, nuk duhet të përsëriten më, pasi tani nuk u lejohen më hapat fals.

Teuta është përballur katër herë me Kukësin në Kupën e Shqipërisë, duke regjistruar një kualifikimi dhe 3 eliminime. Në fazën çerekfinale janë përballur dy herë dhe në të dyja rastet kanë avancuar verilindorët. Sa i përket golave të shënuar në  Kupë, Teuta e ka tundur 9 herë rrjetën, ndërsa Kukësi 11 herë. /kfteuta/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply