Teuta mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Kukësin në stadiumin “Niko Dovana” dhe siguroi biletën për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në intervistën dhënë për “Gol pas Goli”, trajneri Edi Martini përgëzoi skuadrën për këtë sukses, ndërsa e cilësoi një fitore karakteri.
FITORJA ME KUKËSIN – “E kam përsëritur gjatë sezonit, se në momentet që jemi rrëzuar, mësojmë të ringrihemi. Ky është nga karakteri i tyre, që nuk ndalen për asnjë moment në stërvitje dhe në ndeshje. Sot na takon të gëzohemi pak. Kemi të dielën ndeshjen me Partizanin, ku duhet të jemi të fokusuar dhe të bëjmë maksimumin. Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për ne”.
KUALIFIKIMI – “Këto janë ndeshje që janë shumë të rrezikshme. Mjafton që të bësh një gabim dhe nuk e merr veten. Do doja golin e dytë që të ishim më të qetë, megjithatë dukë parë që kishim një kundërshtar si Kukësi, që kanë një ekip shumë të mirë duhet të jemi të kënaqur. Unë mendoj se sa më të rëndësishme të jenë ndeshjet, aq më shumë karakter dhe grintë ka ekipi. Nuk dua t’i kthehem sfidës me Kastriotin, por mund të them se ky është një ekip me grintë”.
REPARTI DIFENSIV – “Ne kemi pësuar gola në momente të veçanta. Sot djemtë ishin më të vendosur. Mendoj se sot ekipi dha shpirtin në fushë. Ishim të vendosur mirë në fushë dhe nuk rrezikuam. Dua të komplimentoj ekipin, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë. Më bëhet shumë qejfi për këtë që treguam”. /KFTEUTA/
Leave us a reply