Emiljano Vila zhvilloj një ndeshje sinjifikative përballë Kukësit në stadiumin “Niko Dovana”, duke shënuar golin e vetëm (1-0), që mundësoj kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.
Pas ndeshjes, mesfushori durrsak foli në “Gol pas Goli” për triumfin në Kupë, gjendjen e skuadrës, mungesën e golit, por edhe objektivat sezonal.
FITORJA ME KUKËSIN – “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe kualifikimin, por edhe për golin. Sot luajtëm me modulin 4-3-3, kur luajmë kështu, kemi më shumë mundësi për të sulmuar topin. Sulmova portën sot dhe ia dola të shënoja”.
KUPA APO KAMPIONATI? – “Jemi në garë për të dy trofetë, dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund të dyja kompeticioneve. Më vjen mirë që ekipi reagoi sot pas barazimit me Kastriotin, shfaqëm dëshirë dhe grintë”.
MUNGESA E GOLIT – “Është e vërtetë, por në fakt të gjitha ekipet në kampionat kanë vuajtur. Ne kemi shënuar thuajse në të gjitha ndeshjet, përveç sfidës me Kastriotin. Këtë e kanë të gjitha ekipet, edhe golashënuesi më i mirë i Superiores është me 10 gola. Bregu, nëse furnizohet me më shumë topa, bëhet shumë i rrezikshëm. Na ka ndihmuar shumë, ashtu si Lorenco Vila në krahun tjetër”.
KUNDËRSHTARI I PREFERUAR – “Nuk ka ekipe të lehta në fazën gjysmëfinale, të gjitha janë me meritë këtu. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të fituar trofeun”. /KFTEUTA/
Leave us a reply