No image

Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Teuta është rikthyer sot në fushën e blertë për t’u përgatitur për sfidën me Partizanin.

Të enjten stafi teknik vendosi që futbollistët të qëndronin pushim, pas impenjimit kundër Kukësit në Kupë ku fituan 1-0 me gol të mesfushorit Emiljano Vila.

Sot “Djemtë e Detit” zbritën në fushën e kompleksit “Olimpik Park” duke nisur me stërvitjet për takimin shumë të rëndësishëm me Partizanin, që do të zhvillohet ditën e diel në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Si zakonisht përpara çdo stërvitje, trajneri Edi Martini, u foli futbollistëve për paraqitjen ndaj Kukësit, dhe kërkoj nga ata të vazhdojnë me të njëjtin përqendrim dhe impenjim edhe ndaj Partizanit, duke theksuar se ky është një moment deçiziv dhe tani nuk u lejohet më të gabojnë.

Atmosfera në skuadër është e lartë, ndërsa i gjithë grupi do të jetë në dispozicion të stafit teknik, me përjashtim të sulmuesit anësor Ildi Gruda. 21-vjeçari ka dëmtuar tendinën në këmbën e djathtë dhe vazhdon me fazën e riaftësimit. Ai pritet të bashkohet me grupin pas ndeshjeve të kombëtareve.

Në këtë sezon Teuta dhe Partizani janë përballur dy herë dhe të dyja sifdat janë mbyllur pa fitues, 0-0 në “Elbasan Arena” në fazën e parë dhe 1-1 në “Niko Dovana” në fazën e dytë.

Në 5 ndeshjet e fundit Teuta ka arritur ta mposht dy herë Partizanin, ndërsa tri takimet e tjera janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e të kuqve daton më 17 mars të 2019, pra dy vite më parë.

Sa i përket pozicionit në klasifikim Teuta qëndron në vendin e tretë me 42 pikë pas xhiros së 24 të Superiores, aq sa Vllaznia e dyta dhe Partizani i katërit, por vetëm dy pikë larg Laçit kryesues. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply