No image

Dejvi Bregu insiston se pak rëndësi ka kush shënon kundër Partizanit, për të primare janë tri pikët. Në konferencën për shtyp, sulmuesi vlonjat foli për atmosferën tek Teuta, kundërshtarin, mungesën e golave nga Krasniqi si dhe garën për titull kampion.

SFIDA ME PARTIZANIN – “Atmosfera në ekip është shumë e mirë, sepse vijm në prag të kësaj ndeshje me një kualifikim në Kupën e Shqipërisë dhe i gjithë përqendrimi është te ndeshja me Partizanin. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe shpresoj që të dalim me një rezultat pozitiv”.

KUPA DHE TITULLI – “Besoj se ne e kemi të gjithë potencialin që të luftojmë për të dy trofetë, dihet që objektivat e klubit janë maksimale. Unë dhe të gjithë ne që jemi pjesë e Teutës e kemi përqendruar më shumë vëmendjen te kampionati. Respektojmë Kupën, por titulli kampion është diçka e madhe. Hap pas hapi, ne duhet që të jemi dinjitozë”.

KUSH E VENDOS NDESHJEN? – “Pak rëndësi ka se kush shënon, për mua më e rëndësishmja është që ne të marrim 3 pikët dhe të shkojmë të gjithë të lumtur në shtëpi. Nuk diskutohet që nesër është një ndeshje shumë e vështirë, pasi siç dihet dhe po duket, Partizani është rivali ynë direkt në betejën për titullin kampion. I respektoj ashtu siç na respektojnë, do të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja kampet, besoj se takimi do të vendoset nga episode”.

MUNGESA E GOLAVE NGA KRASNIQI – “Tek Skënderbeu luanim modul tjetër sepse kishim lojtarë të tjerë, Krasniqi është gjithmonë prezent në sulm. Këtu jemi përshtatur ne me skuadrën e Teutës sepse ka tjetër skemë dhe lojtarë të tjerë, që kanë karakteristika ndryshe nga ata tek Skënderbeu. Kështu që unë them sesi unë, Krasniqi apo Daja t’i japim sa më shumë ekipit dhe ta shpallim Teutën kampione”.

HAPAT FALS – “Të jemi të përqendruar tek kjo ndeshje, edhe ne kemi gabuar, por edhe rivalët kanë bërë hapa fals. Drejtuesit i kanë qëndruar afër ekipit, duke e mbështetur si në fitore, në barazime apo humbje, kështu që ne kjo na obligon edhe më shumë që të japim maksimumin”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply