Teuta u ndal në një barazim pa gola ndaj Partizanit në javën e 25 të Kategorisë Superiore, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Edi Martini u shfaq i kënaqur me mënyrën sesi skuadra performoi në fushë. Gjithsesi ai deklaroi në emisionin “Gol pas Goli”, se mund të kishin marrë më tepër nga ky 90’.
BARAZIMI – “Kishim ardhur për të fituar ndeshjen, por nuk ia arritëm. Kështu siç shkoi kampionati edhe 1 pikë është e kënaqshme. Kemi 13 barazime, por edhe të tjerat kanë 11, nuk është diferencë e madhe. Ajo që kërkuam në këtë ndeshje u arrit. Në pjesën e dytë sulmuam më tepër”.
TITULLI – “Duhet edhe një hap më tepër, një marsh më tepër. Ne jemi këta që jemi, do të luftojmë deri në fund. Duhet të vazhdojmë përpara, të shënojmë gola, të marrim fitore, të ecim përpara. Ka shumë gjëra, për sa i përket mungesës së golave”.
0 HUMBJE ME PARTIZANIN – “Faktikisht ndaj Partizanit, lojtarët janë më të karkiuar. Po t’i shikoni të gjitha ndeshjet, kemi dominuar kundër tyre. Ne jemi më tepër skuadër, personalitetin që lojtarët kanë e tregojnë në fushë, është e vështirë të na mundin”.
MODULI DHE STRATEGJIA – “Ne e kishim planifikuar të luanim në këtë mënyrë, duhet të ishim të kujdesshëm në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë arritëm të mos e lejonim Partizanin që të luante me topin. Gjithsesi është një pikë e vlefshme”. /KFTEUTA/
Leave us a reply