Teuta vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Laçit.
Trajneri Edi Martini ka shtuar dozën e stërvitjes për futbollistët duke punuar me dy seanca.
Paradite ushtrimet ishin të karakterit atletik dhe fizik, ndërsa pasdite punuan me taktikën dhe goditjet standarde.
Mbrojtësi i majtë Aleksandër Kuro, nuk ishte pjesë e grupit për shkak dëtimi. Anësori pësoi një tërheqje të lehtë në kofshë në sfidën me Partizanin, dhe nuk është riaftësuar ende.
Gjithashtu me skuadrën nuk ishte as mesfushori Ledio Beqaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi me kombëtaren Shpresa në Durrës.
Pjesa tjetër e skuadrës ishte në dispozicion të stafit teknik, teksa është rikthyer me grupin edhe Ildi Gruda.
Sulmuesi kishte pësuar një dëmtim në tendinën e kembës së dajthtë dhe do të jetë një forcë e shtuar për sfidën ndaj Laçit, që do të zhvillohet pas ndeshjeve ndërkombëtare. /KFTEUTA/
Leave us a reply