No image

Teuta U21 bën detyrën në stadiumin “Nexhip Trungu” duke mundur me rezultatin 3-2 Turbinën në një ndeshje emocionuese.

Teuta U21 e drejtuar nga trajneri Gentian Begeja ishte më kërkuese duke flirtuar disa herë me golin dhe kur u mbush gjysmë ore lojë kaloi në epërsi me qendërmbrojtësin Artani Jazxhi, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Me rezultatin 0-1 në favor të bregdetarëve ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve për të qetësuar organizmat dhe freskuar idetë.

Në pjesën e dytë filloi festivali i golave. Teuta U21 ishte superiore në fushë dhe pas disa aksionesh të rrezikshme Pashollari dyfishoj shifrat në minutën e 75-të. Për të blinduar fitoren mendoi sulmuesi i talentuar Dejvid Kapllani, i cili e vendosi fitoren në kasafortë duke tundur rrjetën në minutën e 83-të.

Edhe pse në disavantazh të trefishtë, Turbina nuk dorëzohet dhe 2 minuta para fundit Shehi shënoi për 1-3. Goli motivoi vendasit që në minutën e 90 shënuan edhe të dytin me Ulliams.

Dy gola të shpejtë, që befasuan mbrojtjen durrsake. Gjithsesi “Djemtë e Detit” qarkulluan topin në minutat e mbetura dhe në fund arrin të marrin tri pikë të rëndësishme për klasifikimin.

Me këtë triumf Teuta U21 qëndron në vend të katërt me 29 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjesh. /KFTEUTA/

Teuta U21: Petani, Shtama, Berisha, Jazxhi, Bici, Cenaj, Karepi, Gumeni, Çyrbja, Pashollari, Kapllani. Trajner: Genitan Begeja

Golat: Jazxhi 30′, Pashollari 75′, Kapllani 83′

 

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply