No image

Klubi i Futbollit Teuta kërkon të bëjë me dije opinionin sportiv që distancohet nga aktet e dhunës të shfaqura në fundin e ndeshjes mes Football Republic U-19 dhe Teuta U19, zhvilluar në kompleksin sportiv “Football Republic”.

Incidentet ishin skandaloze dhe të papranueshme. Gjithçka ndodhi në fund të takimit, pasi Teuta barazoi në minutën e 93’, tifozët kanë hyrë në fushë duke goditur lojtarët e Teutës.

Futbollistët e Football Republic U-19 ishin nxitësi të dhunës, duke goditur me shkelma dhe grushta kundërshtarin duke e kthyer fushën e blertë në një arenë boksi.

Por dhe drejtori i “Football Republic”, Redi Jupi ka bërë një veprim aspak normal duke mos lejuar që policia të jetë e pranishme.(Kujtojmë që në këtë ndeshje siguria ishte në duart e punëtorve të akademisë “Football Republic”, jo sipas rregullores së FSHF-së.

Futbolli ka mision bashkimin e vlerave njerëzore dhe jo përçarjen dhe skandalet.
Teuta gjithnjë ka mbështetur dhe do të mbështesë rregullat në këtë sport, futbollin fair-play”.

Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masa dhe të zbardhin sa më parë ngjarjen. Autorët duhet të vihen përpara përgjegjësisë. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply