No image

Në ambientet e stadiumit “Air Albania” është hedhur sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021.

Ekipet e kualifikuara në këtë fazë janë: Teuta, Vllaznia, Laçi dhe Skënderbeu. Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Teuta, e cila është fituesia në fuqi e Kupës do të lujë kundër Skënderbeut. Goglat ishin bujare për “Djemtë e Detiti”, që do të diskutojnë finalen me një rival të lehtë në letër.

Ndërkohë Vllaznia që vjen pas fitores ndaj Korabit do të pres Laçin në shtëpi.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 14 prill, me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje. /KFTEUTA/

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia-Laçi

Teuta-Skënderbeu

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply