Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha doli në konferencën për shtyp sëbashku me trajnerin Martini. Ai u shfaq optimist për ndeshjen me Laçin duke deklaruar se bregdetarët do të marrin maksimumin nga ky takim.
LAÇI NJË RIVAL DIREKT PË TITULL – “Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme për objketivin që kemi. Nodshta nuk kemi pasur edhe fat në disa ndeshje, por kemi bërë lojëra të mira. Më vjen keq që nuk kemi fituar edhe për gabimet tona, por lojërat i kemi bërë shumë të mira ndaj Laçit”.
STATISTIKAT FLASIN PËR KURBINASIT – “Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe Laçi ka ekip të mirë dhe kompakt, por unë kam besim se me vlerësimin që ne i kemi bërë kësaj ndeshje, do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën tonë dhe jam i bindur, që këtë takim do ta zgjidhin lojtarët e sulmit”.
KA NDONJË LOJËTAR QË I DRUHENI NGA LAÇI – “Nuk dua që të veçoj asnjë nga lojtarët e Laçit, janë shumë të talentuar të gjithë dhe mbi të gjitha kanë shumë sezone që luajnë bashkë në kampionatin shqiptar dhe e njohin më mirë garën”.
MUNGESA E GOLAVE – “Mendoj që për vetë synimet që ne ekmi dhe të dalësh kampion, duhet që të shënojnë të gjithë. Nuk është përgjegjësi e sulmit, duhet që të shënojë edhe mesfusha, apo dhe mbrojtja që mund të shkojë te goli edhe me goditje standarde. Të shfrytëzojmë sa më shumë rastet që ne kemi në çdo ndeshje sepse kemi kualitet në çdo repart në ekip”.
GARA PËR TITULL – “Të gjitha skuadrave u kanë munguar pikët, kanë gabuar dhe nuk ka diferencë të madhe. Janë katër ekipe që janë shumë të forta që kanë të njëjtin nivel, si: Tirana, Partizani, Laçi dhe Vllaznia. Të gjitha këto skuadra kanë shumë vlera”. /KFTEUTA/
Leave us a reply