No image

“Djemtë e Detit” kanë mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e javës së 26-të ndaj Laçit. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësave të tij, ekipi zhvilloi sot pasdite një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillat e fundit.

Aleksandër Kuro, Ildi Gruda dhe Iran Jr janë mungesat e bregdetarëve për ndeshjen e së shtunës, që do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Mbrojtësi ka pësur një tërheqje në kofshë dhe do ti duhet të qëndroj jashtë fushave, ndërsa Gruda dhe Iran Jr. vazhdojnë ende me fazën e riaftësimit.

Lajmi pozitiv për trajnerin Martini, është rikthimi i Silvio Zogajt, i cili ka hedhur pas krahve dëmtimin. Pjesa tjetër e grupit është në gjëndje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply