No image

Teuta shkëlqen në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës duke mundur 1-0 Laçin, një rival direkt për titull dhe merr kreun e Kategorisë Superiore.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte sulmuesi vlonjat Dejvi Bregu, i cili realizoi një gol të shkëlqyer duke i dhënë tri pikë të çmuara bregdetarëve për objektivin titull kampion.

Me këtë sukses “Djemtë e Detit” të drejtuar nga trajneri Edi Martini u ngjitën në kuotën e 46 pikëve duke udhëhequr Superioren, sëbashku me Vllazninë që qëndron në vend të dytë, pas barazimit pa gola në Shkodër përballë Partizanit.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, por me Teutën superiore që i shkoi disa herë pranë golit.


Lorenco Vila dhe Dejvi Bregu kërcënuan seriozisht portën e Sherrit, por shkodrani i tha “jo” golit duke bërë disa ndërhyrje vendimtare. 

E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë me Teutën, që sulmon dhe Laçin që mendon më tepër për mbrojtjen.

Loja cilësore e Teutës u shpërblye në minutën e 74’, Bregu, i cili ishte më i miri në fushë realizoi një gol të shkëlqyer duke befasuar kurbinasit.

Përfundimisht 1-0 dhe feston Teuta, që afrohet gjithnjë e më tepër me ëndërrën që fle në sirtar prej afro dy dekadash. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply