Trajneri i Teutës, Edi Martini përgëzoi skuadrën për performancën në fitoren 1-0 ndaj Laçit. Në intervistën për “Gol Pas Goli”, Martini deklaroi se kjo ishte një ndeshje tepër e rëndësishme që jep më tepër besim dhe moral për vazhdimin e garës.
FITORJA NDAJ LAÇIT – “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta më e mira e sezonit. E kam thënë edhe më parë, që kur kemi ndeshje më të vështira, futbollistët luajnë më mirë. I përgëzoj djemtë, pasi ishin shumë mirë dhe bënë një ndeshje të madhe.
ZËVENDËSIMET NË PJESËN E DYTË – “Në fraksionin e dytë, diskutuam që të luanim me topin në tokë. Djemtë ishin të qetë. Qarkulluam topin, duke mos e lënë Laçin të na rrezikonte. Sigurisht që mund të bënim edhe më mirë, por të gëzohemi me këtë fitore tani.
Për të arritur diçka, është që ta ruash atë që ke arritur me mund. Tani është puna më e vështirë, pasi kampionati është drejt fundit. Pikët nuk janë të lehtë në asnjë fushë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme si në Korçë dhe në Fier.
MAZREKAJ – “Ne e kishim studiuar kundërshtarin. Pika më e fortë e ekipit sot ishte autoriteti i lojtarëve në fushë. Sot të gjithë e ndihmuan njëri-tjetrin. Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe cilësor, nëse u bllokon pikat kyçe bën mirë. Çelësi i suksesit sot ishte autoriteti i lojtarëve, që nuk u dorëzuan asnjëherë. Ndeshjet më të rëndësishme janë me Apoloninë dhe Skënderbeun. Nëse bëjmë gabime me këto dy ekipe, atëherë është për fajin tonë”. /KFTEUTA/
Leave us a reply