Teuta dhe Akademia Futbollit kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në “Olymipc Park” në Durrës. Barazimi 0-0 nuk ka kënaqur asnjë nga skuadrat, sidomos “Djemtë e Detit”, që synojnë vendin e parë në kampionat. Loja ishte e bukur me raste nga të dyja skusdrat, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me portierët prtagonist.
Me pikën e parë Teuta U17 pozicionohet në vend të katërt me 22 pikë në 21 ndeshje, 2 më pak se Akademia e Futbollit që udhëheq Grupin B.
Teuta U19 – Pogradecin U19 2-1
Golat: R.Tepshi 20′ A.Shala 63’/ A.Pengu 70′
Teuta U19 arriti një fitore me vlera në “Olymipc Park” në Durrës duke mundur me rezultatin 2-1 Pogradecin U19. Bregdetarët ishin superior në fushë duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Sfida ishte emocionuese me vendasit, që kaluan në epërsi në minutën e 20’ me Rigels Tepshin, që e dërgoi Teutën në epërsi në dhomat e zhveshjes.
Për të dyfishuar shifrat mendoi Shala, i cili fillim të pjesës së dytëshënoi golin e qetësisë për bregdetarët. Gjithsesi Pogradeci, nuk dorëzohet dhe rihap takimin në minutën e 70’ me Pengun, por vetëm kaq, pasi Teuta administron lojën dhe në fund merr tri pikë të çmuar duke blinduar vendin e parë në Grupin B.
Me këtë sukses skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani, u ngjit në kuotën e 27 pikëve pas 21 ndeshjesh duke kryesuar kampionatin. /KFTEUTA/
Leave us a reply