Teuta U21 nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Kukësit U21 në takimin e zhvilluar në “Olympic Park”. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, në fraksionin e dytë loja u bë më interesante me plot 4 gola të shënuar.
Në përsëritje Kukësi mori goditjen e parë me Domin që u largua nga fusha me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar. Por edhe pse me një lojtar më pak miqtë luajnë më mirë dhe në minutën e 66’ kaluan në avantazh me Ballën.
Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse Teuta vendosi baraspeshën në aksionin e radhës me Zogajn që shënoi një gol fantastik.
Në ekulibër skuadrat mendojnë më tepër për fitoren dhe ata që realizojnë janë miqtë me Hallaçin në minutën e 74′. Në disavantazh Teuta hidhet e gjitha në sulm dhe pas disa tentativash gjen barazim me Dejvid Kapllanin, që realizoi me me kokë 7 minuta përpara fundit.
Përfundimisht 2-2 dhe ekipet ndajnë pikët. Pas javës së 18, Teuta U21 qëndron në vend të katër në klasifikim me 30 pikë të grumbulluara, 14 më pak se Laçi U21 që udhëheq kampionatin për këtë grupmosh. /KFTEUTA/
Teuta U21 – Kukësi U21, 2-2
Golat: Zogaj 67′, Kapllani 83’/ Balla 66′, Hallaçi 74′
Leave us a reply