No image

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Tiranë ish-futbollistin e shquar durrsak gjatë viteve 1964-1978 të Lokomotivës, dhe të ekipit kombëtar shqiptar, Maksut Leshteni me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti Meta i dorëzoi Leshtenit titullin e lartë me motivacionin: “Për kontributet e tij të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.

Maksut Leshteni është njëri prej personaliteve të një ‘Lokomotive’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë kombëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Leshteni-Përnaska dhe Panajot Pano i ndjerë.

Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen, Shqipëri-Turqi 3-0, kur kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore spektakolare. Një skuadër e jashtëzakonshme, që shkëlqeu gjatë atyre viteve.

Maksut Leshteni është model edhe si qytetarë. Ai frymëzon edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pavarësisht kushteve të vështira, i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesionalizëm dhe përkushtim.

“Falenderojmë Maksut Leshtenin për gjithçka i ka dhënë futbollit tonë kombëtar në radhë të parë, skuadrave më të mëdha të Shqipërisë, por dhe Lokomotivës apo Teutës sot dhe qytetit të Durrësit.

Leshteni është krenari jo vetëm për Durrësin, por për mbarë Shqipërinë, model për qytetin, dhe për shoqërinë shqiptare”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply