Teuta arriti një fitore tepër të rëndësishme në stadiumin “Loni Papuçiu” duke mundur me rezultatin 2-0 Apoloninë dhe udhëheq Kategorinë Superiore.
Me këtë sukses “Djemtë e Detit” u ngjitën në kuotën e 49 pikëve pas 27 ndeshjes, +2 nga Vllaznia që ndjek nga pas.
Pas disa aksionesh të rrezikshme Teuta kaloi në avantazh në minutën e 19’ me sulmuesin Lorenco Vila, i cili finalizoi pas asisit të sulmuesit Blerim Krasniqi.
Në epërsi bregdetarët kërkojnë edhe golin e dytë, por pavarësisht rasteve të rrezikshme që krijuan nuk arritën në mbyllin ndeshjen.
E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë me Teutën që e nis në sulm. Në fillim ishte Krasniqi që “flirtoi” me golin, por gjuajtja e tij u ndal në traversë.
Apolonia zgjohet në minutën e 52-të, me sulmuesin Gjata që kërcënoi portën e mbrojtur nga Frashëri.
3 minuta më vonë Teuta mbylli llogaritë me të zakonshmin Dejvi Bregu, i cili me klasin që e karakterizon nga krahu i majtë zhvendos drejt zonës së rreptësisë dhe me një goditje kirurgjikale mposhti portierin Harizaj.
Përfundimisht 0-2 dhe feston Teuta, që merr e vetme kreun e Superiores. /KFTEUTA/
Leave us a reply