No image

Lorenco Vila ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren që Teuta arriti 2-0 në Fier përballë Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Sulmuesi i talentuar durrsak i hapi rrugë suksesit të bregdetarëve duke realizuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 19’ të takimit.

Në intervistën pas ndeshjes në emisionin “Gol Pas Goli”, Vila foli për golin kundër fierakëve, garë për titullin kampion, por edhe objektivat individuale.

GOLI NDAJ APOLONISË – “Jam shumë i lumtur për shënimin e golit, por më shumë për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë, e kishim vlerësuar si duhet dhe ia dolëm. Edhe para ndeshjes, me shokët e ekipit thamë që kemi edhe 10 finale, tani kanë mbetur 9 të tilla”.

GARA PËR TITULL – “Jemi në vend të parë dhe tani është më e vështira, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë fortë për objektivin që i kemi vendosur vetes. Kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit dhe duhet të vlerësojmë çdo ndeshje”.

E ARDHMJA – “I takon klubit të vendosë për ofertat. Di që në klub kanë ardhur oferta, por për gjithçka vendosin drejtuesit, e kanë ata në dorë. Unë jam i fokusuar vetëm në fushën e blertë”.

Në këtë sezon Lorenco Vila është një ndër golashënuesit e Teutës me 7 gola të realizuar në 24 ndeshje në Kategorinë Superiore. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply