No image

U13| Teuta 0-0 Football Republic

Ndeshja në “Olympic Park” mes Teutës U13 dhe Football Republic U13, u mbyll pa fitues fitues. “Djemtë e Detit” ishin më kërkues, por pa arritur të konkretizojn përpara portës dhe sfida u mbyll 0-0.

U15| Teuta 3-0 Football Republic

Shënues: Meçaj 3′, 9’, Duro 45′

Fitore e thellë e skuadrës së Shpëtim Kuçit kundër Football Republic.

Që në minutën e 3-të bregdetarët shënuan me Meçajn, i cili në aksionin e radhës dyfishoi shifrat duke kompletuar dopietën.

Për të vulosur fitoren mendoi Duro. Teuta tregoi forcën brenda pjesës së parë, duke shënuar tri gola të shpejtë dhe mbylli historinë e takimit.

U17| Apolonia 2-0 Teuta

Shënues: Kullau 10′, Kurti66′

Në Fier ndeshja ishte mjaft e bukur, me raste nga të dyja skuadrat por vendësit u treguan më të sakt.

Fillimisht Apolonia shënoi me Kallaun më kaluar në eperis që në 10-të minuta e para. Në 45 minutat e dyta Apolonia u tregua me cinike, duke realizuar dhe një gola dhe vulosur ndeshjen 2-0.

U19| Teuta 3-1 Besa
Shënues: Zaimaj 24’, Dashi 65’, Mustafallari 78’ / Muzhaqi 17″

Teuta U19 dhuron show U19 duke mindur në derbi 3-1 Besën. Golit të Muzhaqit, bregdetarët ju përgjigjën me tre gola duke arritur një fitore tepër të rëndësishme. Zaimaj vendosi baraspeshën në pjesën e parë.

Në të dytën, ekipi i drejtuar nga Xhevahir Kapllani e kërkoi me insistim golin e fitores dhe arriti të shënoj dy herë me Dashin dhe Mustafallarin që i dhanë tri pikë të çmuara bregdetarëve. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply