No image

Teuta është skuadra që ka bërë diferencën në fazën e tretë të Kategorisë Superiore, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekipi tjeter, plot 19.

“Djemtë e Detit” kanë marrë 5 fitore dhe 4 barazime në 9 ndeshje, me golavarazh 10 të shënuar 3 të pësuar.

Statistikat tepër pozitive, të cilat kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Edi Martini të qëndrojnë në krye të Superiores me 49 pikë pas 27 javësh, +2 nga Vllaznia dhe Partizani që ndjekin nga pas.

Teuta është skuadra e vetme, që nuk ka humbur asnjë ndeshje gjatë kësaj faze. Disfata e fundit është regjistruar më 31 janar, Laçi-Teuta 1-0, teksa në total kanë pësuar vetëm dy humbje.

Mbrojtja është një pikë e fortë e durrsakëve, me 11 gola të pësuar në 27 javë dhe statistikat tregojnë se ekipi që pëson më pak në fund fiton trofeun.

Teuta është në kërkim të titullit kampion, i cili mungon që nga sezoni 1993-1994, por gjithashtu bregdetarët këtë fushatë mund të fitojnë dopietën, pasi janë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të diskutojnë kalimin në finale me Skënderbeun. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply