Teuta i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. “Djemtë e Detit” u mposhtën në stadiumin “Niko Dovana” 0-2 nga Skënderbeu, që gjen në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, Vllaznin.
Që në start të takimit, Skënderbeu kaloi në epërsi me kapitenin Jorgo Meksi, që konvertoi në gol një penallti të fituar nga Mensah pas një dueli me mbrojtësin Hoxha.
Në disavantazh Teuta hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por si Bregu ashtu edhe Daja me Arapin nuk arrijnë të realizojnë.
Skënderbeu i dha goditjen e nokautit Teutës një minutë përpara fundit të pjesës së parë me Elvi Berishën, që dyfishoi shifrat. Nga goli sulmuesi heq fanellën dhe merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.
Në fraksionin e dytë, Martini përzien kartat dhe aktivizoi Plakun me Grudën për Lorenco Vilën dhe Rustem Hoxhën, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar.
Edhe pse me forca të shtuara në sulm dhe superioritet numerik Teuta nuk arrin të gjejë golin dhe në fund detyrohet të pranojë humbjen. /KFTEUTA/
Leave us a reply