U17| Teuta 8-0 Pogradeci
Shënues: Hasbardhi 1′ 6′ Shtraza 4′ 8′ 60′ 63′, Dyrmishi 66′ 77′
Në grupin B, Teuta regjistroi fitoren më të thellë në këtë sezon duke mundur me rezultatin 8-0 Pogradecin, në sfidën e vlefshme për Kategorinë Superiore U17.
“Djemtë e Detit” ishin të pamëshirëshëm në fushën e blertë duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.
Arbri Shtraza ishte ylli i ndeshjes me 4 gola të realizuar, nga dy për çdo pjesë.
Brenda 8 minutash Teuta realizoi 4 herë, Hasbardhi dhe Shtraza realizuan nga dy gola të dy.
Në pjesën e dytën vendasit shënuan edhe 4 gola të tjerë. Dopietë nga Shtraza, që kompletoi pokerin personal dhe dopietë nga Dyrmishi.
Një ndeshje totalisht e dominuar nga bregdetarët e drejtuar nga Agron Kërçova.
U19 | Skënderbeu 1-2 Teuta
Shënues: Beçka 66’ / Zaimaj 11′, Boçi 49′
Teuta mposhti në transfertën 2-1 Skënderbeun dhe nis arratinë në krye të Kategorisë Superiore.
Me këtë suksese “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Xhevahir Kapllani u shkëputën në krye të renditjes me +9 nga Skënderbeu që ndjek nga pas.
Teura zhbllokoi shifrat pas vetëm 11 minutash lojë me një gol majftë të bukur nga Zaimaj. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti Muço Boçi që në minutën e 49’, realizoi për 0-2. /KFTEUTA/
Leave us a reply