No image

Teuta zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana”, për ndeshjen me Skënderbeun, e vlefshme për javën e 28 të Superiores.

Trajneri Edi Martini e nisi stërvitjen duke i folur ekipet për rëndësinë e kësaj ndeshje. Ai kërkon impenjim maksimal dhe të hedhin pas krahëve disfatën në Kupë.

“Djema duhet ta vlerësojmë maksimalisht Skënderbeun. Jemi në sprintin final dhe duhet të japim më të mirën tonë për të arritur objektivin tonë.

Unë kam besim te ju dhe shoh që jeni tepër të motivuar për t’u kthyer me tri pikët në Durrës”, u tha Martini ndër të tjera futbollistëve.

I gjithë grupi ishte në dispozicon të stafit teknik, me përjashtim të mesfushorit Iran.Jr, i cili vazhdon ende me fazën e riaftësimit. Skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike.

Ndërkohë rikthehet mbrojtësi i majtë Aleksandër Kouro, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeu.

Skënderbeu-Teuta zhvillohet ditën e diel në orën 16:00 në Korçë. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply