No image

Teuta mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 në Korçë Skënderbeun me gol të vlonjatit Dejvi Bregu dhe qëndron në krye të Kategorisë Superiore pas javës së 28 me 52 pikë të grumbulluara +2 nga Vllaznia dhe Partizani.

Trajneri Edi Martini u shfaq i lumtur për këtë sukses ndërsa deklaroi në në emisionin “Gol pas Goli” se mund të kishin bërë më mirë.

FITORJA ME SKËNDERBEUN – “Ne bëmë disa ndryshime, edhe në mënyrën e të luajturit. Lëshuam krahët, kërkuam të qarkullonim më tepër topin dhe të ishim të qetë, ishte një ndeshje psikologjike, duke llogaritur edhe duelin e Kupës. E kishim frikë, Skënderbeu ka fituar me shumë ekipe.

DISFATA NË KUPË – “Djemtë reaguan pas humbjes në Kupë, u çuan sot, kanë shumë karakter dhe e treguan vetën. Ishte një fitore e dyfishtë, për pikët dhe moralin. Ishte një fitore me thonj dhe me shpirt. Jam i kënaqur me fitoren e sotme”.

RUBIN HEBAJ – “Jam i kënaqur me djemtë që kam, nuk mundem të qaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Kemi edhe 8 finale, jemi këta që jemi, të luftojmë deri në fund për titullin dhe të mos e kthejmë kokën mbrapa.

MUNGESA E GOLAVE – “Nuk luajmë në kundërsulm, ne kërkojmë të qarkullojmë topin. Dy pikë duken shumë në këto momente, por janë fare pak. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të merremi me ndeshje tona dhe të mos merremi me klasifikimin. Janë 24 pikë në lojë, duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të luajmë futbollin tonë”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply