Ildi Gruda spikati në fitoren e Teutës në Korçë përballë Skënderbeut, duke fituar një penallti pak para fundit të pjesës së parë, e cila u kthye në gol nga Dejvi Bregu.
Sulmuesi u shfaq i lumtur për këtë paraqitje në “Gol pas Goli”, ndërsa theksoi se se ai është gati të jap kontributin e tij pavarësisht pozicionit në fushë.
FITORJA ME SKËNDERBEUN – “Trajneri më kërkoi të jap më të mirën time. Unë do luaj si në krah si në sulm dhe do të jap më të mirën për ekipin tim. E rëndësishme është që arritëm fitoren dhe të vazhdojmë kështu”.
ROLI I PREFERUAR – “Ndihem më mirë në sulm, është pozicioni im natyral. Edhe në krah nuk është se ndihem keq, kam më shumë hapësira, por siç e thashë më pëlqen kur luaj në sulm. Me Krasniqin shkojmë shumë mirë, jemi shok, nuk kemi asnjë gjë, thjesht zgjedhje e trajnerit”.
MUNGESA E GOLAVE – “Krijojmë shumë raste, por nuk jemi deçizivë para portës. Duhet të punojmë më shumë tek porta që të vazhdojmë përpara”. /KFTEUTA/
Leave us a reply