Lorenco Vila do të jetë mungesa e madhe e trajnerit Edi Martini për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Tiranës.
Teuta do të presë të premten në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës bardheblutë në kuadër të javës së 29 të Kategorisë Superiore.
Sulmuesi i krahut me kartonin e verdhë të marrë në Korçë, i cili ishte i katërti do të humbasë sfidën me Tiranën. 22-vjeçari është golashënuesi i ekipit këtë sezon pas Dejvi Bregut.
Vila ka realizuar 7 gola në 26 ndeshje në Superiore, prej të cilave 23 takime i ka luajtur si titullar. Gjithashtu ai e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në një ndeshje në Kupën e Shqipërisë.
Tirana është kundërshtari i preferuar për Vilën, që në këtë sezon iu ka shënuar dy gola në të dyja ndeshjet në transfertë që Teuta ka fituar minimalisht 0-1.
Në mungesë të tij, trajneri Martini mund t’i besojë vendin e titullarit Grudës, por alternativë është edhe sulmuesi Sebino Plaku.
Pas javës së 28, Teuta udhëheq Kategorinë Superiore me 52 pikë, +2 nga Vllaznia dhe Partizani që ndjekin nga pas. /KFTEUTA/
Leave us a reply