No image

Kampionati ka hyrë në fazën më të zjarrtë, ku çdo ndeshje konsiderohet si finale për të arritur objektivin madhor. Pas suksesit me Skënderbeun 0-1 në transfertë, Teuta kërkon një tjetër fitore në kampionat.

Këtë herë kundërshtari i radhës është Tirana, një rival që Teuta e ka mposhtur me lehtësi në këtë sezon me dy fitore në transfertë (0-1) dhe ka barazuar 1-1 në “Niko Dovana” në fazën e dytë në Durrës.

Trajneri Edi Martini nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin e krahut Lorenco Vila, i cili i ka thyer “i vetëm” bardheblutë në të dyja sifdat me dy gola të realizuar. Në mungesë të tij “barra” bie me Dejvi Bregun, i cili kontribuoi me asisti në golat e Vilës.

Vlonjati është futbollisti i momentit në Kategorinë Superiore me 11 gola të realizuar, edhe pse kundër Tiranës në këtë fushatë nuk e ka tundur rrjetën, ai mbetet kërcënimi kryesor.

May be an image of 5 people, people standing, people playing sports and grass

Në 28 ndeshje në kampionat, Bregu ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Imapkti i tij në skuadër është për t’u admiruar, me golat e tij ai i ka dhënë Teutës 24 pikë nga 52 që ka në total.

Nëse përfshijmë edhe asistet, të cilat janë pesë, duhet të shtojmë edhe 11 pikë të tjera. Pra Bregu me performancat sinjifikative në fushën e blertë e ka ndihmuar Teutën të grumbullojë 35 pikë.

Statistikat tregojnë qartë rëndësinë e sulmuesit të talentuar në skuadër dhe pozitive për stafin teknik është se tani 25-vjeçari ka gjetur versionin e tij më të mirë duke u kthyer në një “killer” përpara portës.

Në tri ndeshjet e fundit Bregu e ka tundur tri herë rrjetën, kundër Tiranës synon të katërtën për të mbajtur Teutën në fron dhe ta drejtojë drejt ëndrrës afro 30-vjeçare. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply