No image

Teuta mori një fitore shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena” duke mundur 2-0 Kukësin.

Pas ndeshjes, trajneri Edi Martini u shfaq i lumtur për këtë sukses në intervistën për “Super Sport”.

FITORJA ME KUKËSIN – “Ka qenë një javë e ngarkuar, pasi ajo humbje ndaj Tiranës, ishte e papritur për ne. Nuk ishim në gjendje të mirë, ashtu si në ndeshjet e fundit. Unë kam pasur besim të jashtëzakonshëm te skuadra. Jemi ngritur shumë shpejt dhe jam i lumtur”.

KRASNIQI – “Blerimi është një pjesë shumë e rëndësishme e jona. Nuk ka qenë aty ku ne e kemi pritur gjatë sezonit, bënte mirë në mbrojtje dhe për skuadrën, por nuk po gjente golin. I them të vazhdojë kështu”.

MUNGESA E EMILJANO VILËS NË FORMACION – “Ishte zgjedhje për shkak të kundërshtarit, donim të kishim ekipin më afër portës kundërshtare. Gjendja e tij fizike është shumë e mirë dhe vendosëm ta lëmë pas sulmuesve”.

SFIDA E JAVËS SË 31 – “Me Vllazninë është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi edhe ata pretendojnë për titullin. Është një luftë e vërtetë mes dy skuadrave dhe fitoftë më i miri”.

METAMORFOZA BRENDA 3 DITËSH – “Ne kemi luajtur edhe vetë futboll. Qëllon një ditë kur lojtarët nuk janë në më të mirën e tyre. Mos harrojmë se ishte edhe meritë e Tiranës. Ne kemi dhënë edhe prova, që sa herë ecim pas, ia dalim të ringrihemi. Loja sot meriton komplimente”.

TITULLI – “Unë jam besimplotë, sepse kam një ekip me eksperiencë. Kam djem që kanë fituar një trofe. Unë shikoj karakter dhe lidhje me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe të rrimë me këmbë në tokë”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply