Teuta arriti një fitore sinjifikative në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Bylisin.
Me këtë sukses “Djemtë e Detit” u rikthyen në krye të Kategorisë Superiore me 59 pikë, +1 nga Partizani që ndjek nga pas.
Trajneri i Teutës, Edi Martini nuk e fshehu kënaqësinë për këtë fitoren. Në intervistën dhënë për emisionin “Gol Pas Goli” në “Super Sport” përgëzoi futbollistët duke thënë se titulli varet nga vetë ata.
FITORJA ME BYLISIN – “Ishte një fitore tepër e rëndësishme për objektivin që kemi. Jam i kënaqur me performancën e skuadrës. Pavarësisht ecurisë që nuk e kemi patur aty ku duhet, kemi vetëm 3 humbje dhe nuk na mund asnjë kundërshtar lehtë. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Në pjesën e parë qarkulluam topin, në pjesën e dytë nuk kishte histori duke parë dhe golat”.
FITORE TITULLI – “Është shumë e rëndësishme java që vjen duke patur parasysh që kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kastriotit, po ashtu dhe Partizani me Tiranën që janë në luftë për kreun apo edhe Kastrioti që lufton për mbijetesë”.
GARA PËR KREUN – “Laçi dhe Vllaznia janë në luftë për titull, por humbja ndaj Kukësit e ka zbehur disi luftën për ta. Golat janë pjesë e rëndësishme dhe për golavarazhin dhe qetësinë që duhet të kenë në fund të kampionatit. Unë nuk i vë faj sulmuesve kur fitojmë dhe humbim e bëjmë si ekip”.
PREMIOT – “Presidenti ka dhënë premio të mirë, por paraja nuk të bën të lumtur. Premio është në plan të dytë për ne. Normalisht presioni ndihet, por kemi një grup të mirë lojtarësh, të cilët bëjnë që presioni të mos ndihet”. /KFTEUTA/
Leave us a reply