No image

Pas pushimit të akorduar nga stafi teknik, Teuta nisi të hënën përgatitjet në terren për ndeshjen e javës së 33 të Superiores në transfertë ndaj Kastriotit.

Atmosfera është mjaft e lartë në skuadër pas triumfit 4-0 me Bylisin dhe kërkohet të vazhdohet me këtë ritëm për të qëndruar në krye të Superiores.

Mbrojtësi Renato Arapi, nuk mori pjesë në seancën stërvitore për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për Kastriotin. Kapiteni pësoi një tërheqje në pulpë në sfidën me Vllazninë dhe nuk është riaftësuar ende.

Pas ekzaminimeve qendërmbrojtësi ka mësuar se do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për afro dy javë. Dëshira e tij është të kthehet në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen me Partizanin, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Një “finale” për titullin kampion, e cila mund të vulosë fatet e këtij sezoni. Në mungesë të tij, trajneri Edi Martini pritet të tërheqë mbrapa Albano Aleksin, ose t’i japë shansin Denis Pjeshkës të luajë titullar, i cili kundër Bylisit e nisi nga stoli.

Pavarësisht pozcionit në klasifikim, Kastrioti mbetet një rival i vështirë dhe Martini kërkoi impenjim maksimal nga skuadra.
Në 3 takime të zhvilluara këtë sezon, Teuta ka arritur të marrë vetëm një fitore ndaj krutanëve dhe këtë e ka arritur në Kamëz me gol të Dejvi Bregut.

Dy takimet e tjera që janë luajtur në Durrës kanë përfunduar 0-0 dhe 1-1. Pra statistikat nuk janë fort pozitive, por Teuta ka treguar se e ka më lehtë të fitojë jashtë fushe se në “Niko Dovana”. /KFTEUTA/
May be an image of 1 person, standing, playing a sport and outdoors

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply