No image

Teuta nuk e diskuton fitoren në takimin me Kastriotin, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore.

Edhe pse krutanët janë një kundërshtar që u ka hapur probleme këtë sezon duke iu marrë dy barazime në Durrës, trajneri Edi Martini deklaroi në konferencën për shtyp se tri pikët janë objektivi i vetëm për të ruajtur kreun.

ATMOSFERA NË EKIP – “Situata është mjaft e mirë. Lojtarët janë stërvitur me ritme të larta, përqendrimi dhe entuziazmi kanë qenë maksimal, kështu që ndihemi mirë. Normalisht që është ndeshje e vështirë, duke parë edhe renditjen. Do të jetë një lojë e fortë, një lojë e luftuar. Ne jemi të qartë për objektivin tonë, kështu që do të shkojmë për tri pikë”.

KASTRIOTI RIVAL I VËSHTIRË – “Ne e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Kemi luajtur tri herë ndaj tyre, por ne çdo herë tentojmë të bëjmë lojën tonë, e shohim pak kundërshtarin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje”.

ËNDRRA TITULL – “Eksperienca e lojtarëve të mi është mjaft e madhe, kjo ma lehtëson punën, të paktën në aspektin psikologjik. Do të ishte mirë të luanim në një orar me Partizanin, megjithatë i kemi në dorë vetë gjërat tona. Të mos shohim kundërshtarët, të vazhdojmë drejt ëndrrës”.

DERBI PARTIZANI-TIRANA – “E rëndësishme është ndeshja jonë. Kemi një fat që e kemi në këmbët tona, nuk presim gabimet e kundërshtarëve. Jemi afër titullit, por duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të fokusuar në çdo ndeshje, në çdo detaj të lojës dhe në çdo moment të saj dhe të dalim pas çdo ndeshjeje me fitore”.

SFIDA E RADHËS ME PARTIZANIN – “Tani kemi Krujën, ata janë një ekip mjaft i fortë, i kanë hapur probleme të gjitha skuadrave. Janë ndeshje të rëndësishme, janë ndeshje që duhet t’i marrim”.

GJENDJA E SKUADRËS – “Arapi ka probleme me pulpën, pjesa tjetër është OK. Edhe Jackson është bashkuar me grupin”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply