Teuta është katër ndeshje larg fitimit të titullit kampion. Në metrat e fundit prag finishit kërkohet më tepër sakrificë dhe shpirt skuadre për të arritur objektivin madhor, elemente të cilat nuk mungojnë tek “Djemtë e Detit”.
Në konferencën për shtyp mesfushori Albano Aleksi, i cili ishte një ndër protagonistët në fitoren 4-0 ndaj Bylisit, u shpreh se titulli është më afër Teutës…
Ju ishit i pari që shënuat në fitoren 4-0 me Bylisin, sa vlera pati ky sukses?
Po është e vërtetë ishte goli im i parë në këtë sezon dhe shpresoj të jetë me vlera pasi është fundi i kampionatit. Fitorja me Bylisin, ishte shumë e rëndësishme, sepse kush gabon del nga gara, por pavarsisht kësaj çdo ndeshje është shumë e vështirë. Ne do t’i marim ndeshjet një e nga një dhe shpresojmë t’ia dalim në fund.
Në ndeshjen e fundit ju kemi parë në qendër të mbrojtjes, si u ndjetë në fushë?
Ndihem shumë mirë pasi nuk është hera e parë që luaj, është më thjesht, nuk vrapon shumë, duhet të mbyllësh disa zona me zgjuarësi. Gjthsesi më pëlqen roli im dhe shpresoj të kthehet kapiteni Arapi, që të rikthehem të luaj në pozicionin tim natyral.
Çfarë ndeshjeje prisni ndaj Kastriotit?
Normale që është një sfidë e vështirë, por për ne është ndeshja e radhës. Pa humbur respektin për kundërshtarin, ne jemi Teuta dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet sepse ne kemi si synim për të fituar kampionatin dhe shpresoj që të ndodhë e njëjta histori si me Bylsin.
A i druheni një kundërshtari që mund të luajë me forca të shumta në mbrojtje për të marrë pikë?
Duke u bazuar edhe te ndeshjet e kaluara të tyre, këtë gjë kanë bërë. Por ne do ta vendosim lojën nën kontroll dhe do t’i përshtasim ata që të bëjnë ata lojën tonë, jo ne lojën e tyre. Gjithsesu nëse jemi të motivuar si në ndeshjen me Bylisin, fitorja do jetë shumë e thjeshtë.
Prisni që këtë javë të bëni shkëputjen e madhe duke parë që Partizani luan derbin?
Këtë nuk mund ta them pasi në një ndeshje janë të trija rezulatet për të dy palët. Unë besoj se nëse ne fitojmë me Kastriotin, 80% do mbyllet që këtë ndeshje.
Në këto katër javë vendoset gjithçka për Teutën apo mund të mbyllet më shpejt?
Në radhë të parë ne duhet të shohim ndeshjet tona, pasi nëse nuk fitojmë vetë nuk ka leverdi të shohim kundërshtarët. Gjithesi mendoj që nëse fitojmë ndeshjet tona, presioni bie mbi kundërshtarin. /KFTEUTA/
Leave us a reply