No image

Teuta bën detyrën duke mundur 2-1 Kastriotin në Kamëz dhe ruan vendin e parë në Kategorinë Superiore.

Me këtë sukses “Djemtë e detit” u ngjitën në kuotën e 62 pikëve dhe janë vetëm 9 pikë larg ëndrrës ‘titull’.

Trajneri Edi Martini, përgëzoi skuadrën për këtë sukses, ndërsa deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” në Super Sport se Teuta është shumë afër mbërritjes e para në finish nëse luan si në dy ndeshjet e fundit.

FITORJA ME KASTRIOTIN – “Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, e dinim që do ishte e vështirë. E patëm lojën nën kontroll, duhet të shënonim edhe gola të tjerë. Duhet të jemi kavalierë me njëri-tjetrin për të shënuar edhe golin e tretë. Pësuam një gol dhe ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër”.

REZULTATI NË DERBI – “Normalisht ‘forca Tirana’, por kemi ndeshjen tonë me Partizanin. Unë them ‘forca Tirana’, por them më shumë ‘forca djemtë e Durrësit’. Në ndeshjen tjetër na mungon Gruda me të verdhë, por na kthehet Arapi që e sakrifikuam edhe sot”.

MUNGESA E RASTEVE NË 45’ E PARA – “Kastrioti i mbylli mirë shtigjet në pjesën e parë. Ata luajtën për barazim. Në fillim nuk kishim raste, fati jonë që shënuam të parët. Pastaj u bë më e lehtë. Ishte ndeshje shumë domethënëse dhe ishim në siklet me thënë të drejtën”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply