No image

Renato Arapi ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të zbresë në fushë në kryesfidën me Partizanin, që do të jetë përcaktuese për objektivin, titullin ‘kampion’.

Që nga viti i largët 1994 Teuta nuk e ka fituar trofeun më të rëndësishëm në vend dhe kapiteni është optimist se këtë herë “Djemtë e Detit” janë më afër se kurrë për t’i bërë ëndrrat realitet.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, që do të zhvillohet të hënën në orën 17:00, Renato Arapi analizoi takimin dhe foli për pritshmëritë në këtë sfidë.

Ke munguar në 2 ndeshjet e fundit, si është gjendja juaj?

Jam gati, pas ekzaminive të fundit çdo gjë është në rregull dhe shpresoj ta nis ndeshjen nga minuta e parë. Në këto dy ndeshje e kam parë ekipin nga jashtë dhe më ka pëlqyer shumë, aq më tepër që ka arritur të zhblloket dhe të shënojë gola. Mendoj se jemi në mometin e duhur për ta përballur këtë ndeshje siç duhet.

A mund të themi se me Partizanin është një ndeshje kruciale për Teutën?

Po sigurisht është një ndeshje e rëndësishme, pasi në rast të një fitoreje të Teutës, shumë gjëra mund të mbyllen. Por duhet parë si një sfidë e radhës siç e tha dhe tranjeri, presioni do kalojë nga ekipi i Partizanit, sepse ata duhet ta fitojnë me patjeter ndeshjen.

Fakti që ju intereson edhe një barazim, do të luani në mbrojtje ndaj Partzanit?

Jo, ne do të hyjmë në fushë si çdo ndeshje për ta fituar këtë duel, pavarësisht çfarë do sjellë fusha e lojës.

Partizani është ekipi që shënon më tepër, ka ndonjë lojtar që i druheni te kundërshtari?

Jo. Unë e kam thënë gjithmonë që futbolli është një lojë kolektive, pavarësisht se ata kanë goxha kualitete në pjesën e sulmit. Unë them që me grupin tonë kemi arritur t’i përballojmë të gjitha ndeshjet nga fillimi i sezonit deri më tani dhe besoj që të njëjtën gjë  do të bëjmë edhe në këtë ndeshje.

Luan mbrojtja më e mirë ndaj sulmit më të mirë, si e parashikoni këtë duel?

Po, fakti ka treguar deri më tani që në tri sfida që kemi zhvilluar me Partizanin, ata nuk kanë fituar. Shpresoj ta luajmë mirë dhe këtë ndeshje.

Titulli do të vendoset të hënën apo gara do të jetë e hapur deri në fund?

Unë e thashë, në rast fitoreje të hënën, shumë gjëra mund të mbyllen. Nëse ndahemi në barazim lufta do të jetë deri në fund, deri në sfidën e fundit.

Je afër ëndrrës së madhe për t’u shpallur kampion me ekipin e qytetit, çfarë ndjesie është?

Sigurisht që është një ndjesi e veçantë, unë e kam thënë dhe më parë. Është një qytet që është rritur me ekipin e Teutës, e kemi ndjekur që fëmijë. Ende i kam në memorie ato kujtime të vitit 1994 kur Teuta u shpall kampione, kështu që shpresojmë ta bëjmë dhe ne realitet. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply