No image

Humbja kundër Partizanit ndërlikon shumë planet e Teutës për titullin ‘kampion’, megjithatë matematika i mban ende në lojë “Djemtë e Detit”. Trajneri Edi Martini, në intervistën për emisionin “Gol pas Goli”, analizoi disfatën kundër Partizanit duke thënë se tani titulli nuk varet më nga Teuta.

HUMBJA ME PARTIZANIN – “Bëmë një superndeshje në pjesën e parë, kishim rastet tona. E pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë, sepse lamë hapësira mbrapa. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje”.

QËNDRIMI SULMUES – “Ne nuk kemi pritur asnjë kundërshtar në asnjë moment, djemtë dhanë maksimumin, por kjo është loja. Nuk mendonim se do ta humbnim ndeshjen, me gjithë respektin për Partizanin, por kjo është loja.

GARA PËR TITULL – “Kjo humbje e kompromenton garën për titull. Normalisht që shanset ishin në dorën tonë, tani janë në dorën e skuadrave të tjera. Nuk ka ndeshje të lehta, çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe e fortë, mendoj që Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta, janë të dyja ndeshje të forta”.

PRESIONI – “Ne në pushimin e ndeshjes biseduam me çunat dhe i thamë që një gol na mjafton për të arritur objektivin. Këto janë ndeshje që është e vështirë t’i mbash nervat”.

MUNGESA E NJË BOMBERI – “Bregu bën diferencën, por edhe Vila i vogël. Kemi pasur probleme me golat edhe më përpara, nuk është hera e parë sot. Duhet të jemi të përqëndruar te 2 ndeshjet e mbetura, të bëjmë maksimumin tonë”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply