No image

Teuta u ndal në barazim 0-0 në Laç dhe falë fitores 1-0 të Vllaznisë ndaj Partizani në “Air Albania” ngjitet në krye të Superiores.

Trajneri Edi Martini, nuk e fshehu kënaqësinë për këtë rezultat duke shpërthyer në lotë në intervistën pas barazimit me Laçin.

“Vllaznia dhe Laçi ndeshen njëra me tjetrën, janë skuadra shumë të forta për goleadë. Ne luajmë me Apoloninë, e rënë nga kategoria, nuk ka motivimin për të vazhduar, do e kemi më të lehtë. Ne kishim në nxehmje dhe 2 sulmuesë të tjerë. Me shënimin e golit nga Vllaznia, kemi futur mbrojtësa, për të ruajtur rezultatin”.

TITULLI – “Sot jam i gëzuar dhe kam shumë emocione. Janë futbollistët që kanë fituar Kupë dhe Superkupë, janë afër titullit. I përgëzoj dhe jam krenar për ta”.

FITORJA E VLLAZNISË – “Po të ma hapësh zemrën kam Vllazninë. Karma kthehet. Partizani sado që i iku ambulanca, sado që shpëtoi Kamza dhe Vllaznia ra nga kategoria, karma ndonjëherë të kthehet. Kam hedhur një status që jeta vazhdon. Unë sot nuk dua të merrem me asnjë, dua të merrem me veten”. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply