Kapiteni i Teutës, Renato Arapi nuk e ka fshehur kënaqësinë për fitimin e titullit kampion me “Djemtë e Detit”. Një sukses i jashtëzakonshëm për bregdetarët që rikthyen titullin pas 27 vitesh.
TITULLI KAMPION – “Është një projekt 3-vjeçar. Ka nisur projekti me Shkëmbin. Në këto 2-3 vite kemi bërë mirë, kemi fituar Kupën dhe kampionatin. Me lojtarët që erdhën në merkato, synimi ishte titulli kampion. Fati deshi që të shpërblehemi me kampionatin në fund. Unë e kam thënë edhe herët e tjera, se ndoshta nuk është më i miri nga cilësia, por ka qenë më i luftuar. Më në fund ia dolëm ta mbyllim me sukses”.
HUMBJA ME PARTIZANIN – “Nëse nuk do e mbyllnim si duhet kampionatin, do kishim pengje. Të gjitha ekipet gabojnë, kemi shumë ndeshje që mund të kemi pengje, por shyqyr e fituam titullin”.
TEUTA SI SKËNDERBEU – “Kjo varet nga shumë gjëra. Duhet parë buxheti për vijimësinë dhe duhet të shikohen gjëra të tjera. E kam thënë më parë që është fillimi i një cikli”.
BESIMI PËR KAMPION – “Pas ndeshjes së dytë me Vllaznisë, fituam dhe kjo na dha shpresë për të ardhmen. Unë e kam thënë që është më e lehtë kur ke lojtarë me eksperiencë. Kjo na i ka bërë punën më të lehtë. Harmonia e grupit ka qenë pika kryesore”.
ALEANCAT – “Ky është kampionati që më ka shijuar më shumë, sepse nuk na kanë bërë asnjë favor dhe nuk kishim aleatë gjatë gjithë sezonit. Komplimente edhe Apolonisë për ndeshjen që bënë”. /KFTEUTA/
Leave us a reply