No image

Teuta U15 është fituesja e kampionatit të Kategorisë Superiore U-15 për edicionin 2020-2021. Në ndeshjen e fundit bregdetarët mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Studentit në transfertë.

Ky sukses ishte sa për statistika, pasi Teuta e drejtuar nga trajneri Shpëtim Kuçi, e kishte siguara titullin disa javë përpara fundit të kampionatit.

Ky ishte një trofe i merituar për “Djemtë e Detit”, që gjatë gjithë sezonit i kanë dominuar të gjithë kundërshtarët duke zhvilluar një futboll cilësor.

Puan e palodhur e stafit teknik me në krye trajnerin Kuçi, bëri që skuadra të fitoj një titull të rëndësishëm. Më tepër se trofeu ajo që kënaq drejtuesit është se ky brez garanton futbollist për të ardhmen, të cilët do të përfaqësojnë ekipin e parë, por pse jo edhe ekipet kombëtare.

Gjatë gjithë sezonit Teuta grumbulloi 24 fitore, një barazim dhe një humbje  duke shënuar plot 89 gola dhe pësuar vetëm 9 gola. Thjesht brilant. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply