No image

Teuta mbylli përgatitjet në Durrës për ndeshjen e kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, që do të luhet të martën në orën 19:00, të vlefshme për turin e parë eliminator të Champions League.

Sot skuadra dhe delegacioni që e shoqëron udhëtuan drejt Moldavisë me një avion çarter me destinacion Tiraspol.

Sipas protokollit të UEFA-s, i gjithë ekipi i është nënshtruar testeve për COVID-19. Dje kanë ardhur edhe përgjigjet e tamponëve, teksa të gjithë kanë rezultuar negativë dhe janë të gatshëm për transfertën moldave.


Pasditen e sotme, “djemtë e detit” kanë zhvilluar edhe stërvitjen në stadiumin e Sherifit, ku do të zhvillohet ndeshja.

Përveç Dejvi Bregut, i cili mbylli bashkëpunimin me klubin, trajneri Edi Martini e ka të gjithë grupin e gatshëm.

Vlen të theksohet se në përballjen e parë të zhvilluar në “Niko Dovana”, Teuta u mposht me rezultatin 0-4, teksa sfida e ditës së nesërme mbetet thjesht një formalitet. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply