Mesfushori i Teutës, Sherif Kallku foli për rikthimin tek bregdetarët, aventurën në kompeticionit europiane si dhe objektivat individual.
HUMBJA E TEUTËS– Me Sherifin ishte ndeshje e vështirë nuk e prisnim të përfundonte ashtu, pësuam 4 gola nga kundërsulmet. Jemi akoma në lojë, shpresa vdes e fundit, dhe kemi shpresa për sfidën kundër skuadrës nga Andorra, Eskalandes.
RIKTHIMI TE TEUTA– Insistimi i presidentit dhe trajnerit Martini. Duke marrë parasysh edhe një sezon jo të mirë te Lokomotiva e Zagrebit. Vështirësia më e madhe për të ardhur në Kupat e Europës ishte shumë, mua do më shërbejnë që të rritem edhe më shumë. Rikthimin e shoh për të arritur sa më lart. Insistova për tre herë që të luaja për 6 muaj këtu dhe presidenti më lejoi që të vija. Kisha dhe disa vendime të tjera, por kam ardhur për të bërë sa më mirë te Teuta.
NXITIMI: Rikthimi te Tetuta është për të kapur formën e humbur. E kam menduar 1 muaj e gjysmë rikthimin, nuk jam nxituar kurrë. Ishte dëshirë e imja që të bëja diçka mirë me Teutën, pse jo dhe të shkojmë në grupe. Është dhe një ndeshje tjetër, por është e vështirë. Mundësi e vetme është Eskalandes e Andorrës dhe besoj se do të jem mirë fizikisht dhe mendërisht.
OBJEKTIVI: Të them të drejtën ndeshja e parë është për tu harruar. Teuta nuk duhet të pësonte katër gola me Sherifin, treguan më lartësi, por na mungoi ritmi. Edhe ardhja e Seferit na ka bërë më të fortë. Ky grup do të ecë përpara. Duke marrë parasysh dhe sezonin e kaluar, Teuta doli kampione besoj se do të jetë edhe këtë vit, jo se jam pjesë e Teutës por e shikoj si pretendente kryesore. Duhet të punoj që të arrij ku dua. Të luaj këto 6 muaj dhe pastaj t’ia lë kohës.
KOMBËTARJA– Të them të drejtën trajneri Reja më ka dhënë dorën, më ka përkrahuar. Ndeshja e parë ishte shumë emocionuese, pret shumë nga ne të gjithë që të japim maksimumin. Pres që të gjithë të japim 100% dhe të dalim nga ndeshjet me kokën lart. Ardian Mema është trajneri që më njeh më shumë se çdo trajner. Me skemën te Kombëtarja e kisha të vështirë në fillim, por tani jam përshtatur, dhe ekipi në ndeshjet në vazhdim do të jetë shumë i mirë se sa ndeshjet e kaluar. /KFTEUTA/
Leave us a reply