No image

Teuta e mbyll me humbje aventurën në kompeticionin Champions League. “Djemtë e Detit” u mposhtën edhe në sfidën e kthimit nga Sheriff Tiraspol që fitoi me rezultatin e ngusht 1-0. 

Një humbje minimale për kampionët e Shqipërisë, të cilët u mposhtën me rezultatin 0-4 në sfidën e parë në “Niko Dovana”. 

Vendasit realizuan në minutën e 6-të, me anë të Traore, i cili pas harikimit të Thill nga këndi, goditi fluturimthi nga jashtë zonës, ku me një predhë e dërgoi topin në rrjetë.

Ky gol vendosi sfidën, pasi në minutat në vazhdim, pavarësisht tentativave, rezultati mbeti i pandryshuar.

Gjithsesi pavarësisht humbjes, Teuta do të vazhdojnë aventurën europiane në Ligën e Konferencës dhe shorti për turin e dytë u ka rezervuar një kundërshtar të favorshëm, pikërisht kampionët e Andorrës, Inter Club d’Eskaldes.

Kjo skuadër u eliminua në turin paraeliminator të Champions League nga Prishtina dhe Teuta tashmë ka shansin që të kalojë më tej që të jetë pjesë e turit të tretë të Ligës së Konferencës. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply