No image

Teuta nuk arriti të kualifikohen në turin e dytë të Champions League, pasi shorti e vuri përballë një kundërshtari tepër të fortë si Sheriff Tiraspol.

Gjithsesi “Djemtë e Detit” do të vazhdojnë aventurën në kompeticionet europiane, në turin e dytë të Conference League ekipi i Martinit do të përballet me Inter Club d’Escaldes.

Klubi nga Andorra ka fituar dy sezonet radhazi titullin kampion (2019-2020 dhe 2020-2021), ndërsa në historinë 30-vjeçare ka marrë një Kupë dhe një Superkupë (të dyja në vitin 2020).

Inter Club, është një skuadër me seli në Eskaldes-Engordany dhe është themeluar në vitin 1991. Për herë të parë në elitën e futbollit të shtetit të vogël, Andorra, ka marrë pjesë në vitin 1995.

d’Escaldes luajti që nga 1995 deri në prill 2015 në Superligë, ndërsa më pas zbriti, pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë. Pas dy sezonesh, në maj 2017 u kthye në elitë.

Teuta ka një shans të shkëlqyer për të kaluar në turin e tretë të kompeticionit më të ri të krijuar nga UEFA dhe që finalia është vendosur të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.

Në turin e dytë paraeliminator të Champions League, Inter Club d’Escaldes u eliminua nga Prishtina, që fitoi me rezultatin e pastër 2-0 në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e parë ndërmjet Teutës dhe Inter Club d’Escaldes do të zhvillohet në datë 22 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Takimi i kthimit pas një jave në Andorra. /KFTEUTA/

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply